DVP Elbasan/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. D., 38 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 34-vjeçar.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 30 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit të Elbasanit, kamioni që drejtonte 30-vjeçari, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 30 vjeç, banues në Kavajë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në këtë automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme
-Informacion paraprak/Mëngjesin e sotëm, në fshatin Shëmrizë, Gramsh, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. B., 74 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të 74-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.