Radja Nainggolan kërkonte të largohej nga Interi gjatë afatit kalimtar të verës.
Disa skuadra kishin shprehur interesim për të, por Interi nuk mbeti i kënaqur me ofertat.
Kësisoj Ninja mbeti tek Neroazzurët së paku deri në janar, edhe pse nuk preferohet nga trajneri Antonio Conte.
Megjithatë e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te Interi pas janarit, pasi lojtari mund të transferohet në Bundesliga.
Është skuadra gjermane Hertha Berlin që po këmbëngul për transferimin e mesfushorit veteran.
Hertha është gati të paguaj rreth 10 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit belg.
Inter është gati të pranojë ofertën vetëm e vetëm që ta shes belgun i cili nuk ka minuta nga Conte.
Gjithsesi përveç skuadrës gjermane, në garë për lojtarin mbeten edhe Cagliari dhe Fiorentina