Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seitaj, është marrë i pandehur për akuzën e “Vrasjes nga pakujdesia”.

“Ora News” ka mësuar se pritet që brenda javës që vjen Meta të dalë para gjyqtarit paraprak, ku mësohet se do kërkojë gjykim të shkurtuar.

Ngjarja që ndodhi në muajin Gusht 2023, ku si pasojë e goditjes me grushta mbeti i vdekur 55-vjeçari Armando Meshau, tashmë ka një person të vënë nën akuzë, dhe ky është i arrestuari Rei Meta.

Situara e rëndë ka ndodhur në ambientet e një qendre Interneti në Vlorës, ku Meta dhe Meshau me indicien e këtij të fundit kanë filluar të përplasen me njëri-tjetrin si pasojë e një konflikti për një marrëdhënie kontraktuale të pa mbajtur.

Nisur nga kjo situatë, të dy personat kanë shkëmbyer goditje të ndërsjellta me grushta ndaj njëri-tjetrit dhe për pasojë, Meshau është rrëzuar në karrigen e kompjuterit.

Ndërsa Rei Meta është larguar nga qendra e internetit. Por pak sekonda të rrëzimit në karrige Armando Meshau, ka pësuar veprime të shkujdesura duke u goditur nga një atak kardiak në zemër.

Vetëm pak orë më vonë, policia e Vlorës ka arrestuar Rei Meta i cili ka treguar dhe dinamikën e krimit.