4 shtetas shqiptarë, të moshave 26, 30, 36 dhe 24 vjeç kanë rënë në prangat e policisë greke në ishullin Santorini për krijimin e një organizate kriminale që merrej me trafikim dhe shitje të drogërave të ndryshme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, organizata kriminale drejtohej nga një 26 vjeçar shqiptar, i cili orientonte anëtarët e tjerë për të kryer transportin e drogës nga Athina në Santorini, si dhe mbi mënyrën sesi ajo do të fshihej në vendndodhje të ndryshme në ishull përpara se të shitej në klubet e natës. 26 vjeçari ndihmohej edhe nga vëllai i tij 30 vjeçar për drejtimin e organizatës.

Më herët përgjatë verës ishte arrestuar edhe një tjetër anëtare e kësaj organizate kriminale, një 30 vjeçare nga Ukraina pasi kishte tentuar të largohej nga ishulli me 713 gram lëndë narkotike.

Në kontrollet e kryera nga policia greke këtë të mërkurë në një magazine dhe tre shtëpi u gjetën dhe u sekuestruan 336 gramë kokainë, 2 gram kanabis, 295 tableta Ekstazy, një pistoletë, 60 fishekë thikë dhe shuma të ndryshme parash në monedha të ndryshme që kapnin vlerën e mbi 25 mijë eurove.

Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe peshore elektronike si dhe 7 automjete të organizatës kriminale ku mes tyre ishin edhe dy furgonë.
Autoritetet greke kanëdeklaruar se organizata kriminale kryente transport të turistëve nëpërmjet dy furgonëve, duke e përdorur këtë aktivitet në mënyrë që të gjenin klient për t’ju shitur drogërat e ndryshme.

Sipas të dhenave të policisë greke fitimet e kësaj organizate kriminale kishin qenë mbi 102 mijë euro./abcnews.al