Gjykata e Durrësit vendosi “arrest në burg” për tre fëmijët e Pëllumb Metës.
ata mbërritën në gjykatë me një automjet të policisë.
“Kanë mbërritur me një automjet të policisë, dy vëllezërit dhe motra që akuzohen për vrasjen dhe groposjen e babait të tyre. Gjyqtare do të jetë Shpëtime Pitaku. Pritet nga çasti në çast të fillojë seanca për njohjen e masave të sigurisë”, raportoi gazetari Musaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shkurt në Shënavlash, por u zbulua disa ditë më pas, pasi djali i madh i familjes Meta denoncoi humbjen e kontakteve me kryefamiljarin.
50-vjeçari u vra nga djali i tij që më pas u ndihmua nga vëllai, motra dhe nëna për të groposur trupin e në kasollen e banesës dhe më pas për të zhdukur gjurmët.
Hysen Meta, pasi është ballafaquar me provat ka pranuar vrasjen. Në armën e krimit janë gjetur shenjat e gishtërinjve.
25-vjeçari ka deklaruar se ka pasur një konflikt mes tyre dhe nga debatet e shumta ka marrë armën dhe ka qëlluar me katër plumba në drejtim të babait.
Arma e zjarrit u gjet në një zonë kënetore dhe ishin provat shkencore që hodhën dritë mbi këtë ngjarje të rëndë./abcnews.al