Një ditë pas shpërthimit tragjik në Lushnjë, vend ii ngjarjes është ende i rrethuar, teksa të pranishëm janë edhe forca të shumta policie.
Po ashtu aty kanë mbërritur prokuror nga Prokuroria e fierit, Agjencia Antieksploziv, përfaqësues nga OST dhe Inspektoriati i punës.
Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ekspertë nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial, Policia e Lushnjës dhe inxhinierë të OShEE-së.
Siç duket edhe në video, nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta edhe në ndërtesat aty pranë. Ndërkohë, bombola e paplasur e gazit ende nuk është hequr nga vendi i ngjarjes.
Sa i përket të lënduarve, të katër të plagosurit e shtruar në spitalin e Lushnjës janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e shpërthimit të djeshëm humbën jetën Roland Hoxha dhe djali i tij Elidon Hoxha, babë e bir.
Roland Hoxha 55-vjeç alias Landi Verçani (ka ndërruar identitetin për shkak të dokumentacionit), humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali i tij Elidoni ka ndërruar jetë, ndërsa po transportohej drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe deputeti Bujar Çela, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.