Ish kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi ngelet në burg.
Shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër sapo ka vendosur që Taçi të vuajë ditët e paraburgimit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Tepelenë.
Seanca e sotme e vlerësimit të masës së arrestit ka zgjatur një orë e gjysmë, ku prokurori guximtar Gazmend Frëngu ka renditur shkeljet ligjore të konstatuara gjatë momentit të arrestimit në flagrancë të Taçit dhe Alban Memishës, ish-hartografit të Kadastrës. Provat shkresore e materiale të servirura nga prokurori Frëngu kanë qenë të frikshme, pasi Taçi dhe Memisha të dy së bashku kanë cenuar sistemin kombëtar te Kadastrës duke dhënë çertifikata pronësore në qindra raste për pasuri të ndryshme të paluajtshme. Në momentin e prezantimit të provave, kryesuesja e seancës gjyqësore, Entela Selmanaj ishte befasuar nga veprimtaria antiligjore e Taçit.
Pas paraqitjes së provave nga prokurori Frëngu, avokatët Piro Boboli për Florian Taçin dhe Arben Pasho për Alban Memishën patën kërkuar arrest shtëpie. Ndërsa pas pretendimeve të avokatëve mbrojtës, gjyqtarja Enkelejda Selmanaj është tërhequr duke dhënë më pas vendimin që lë në burg pa afat ish-kreun e Kadastrës Florian Taçi dhe bashkepunëtorin e tij Alban Memishaj.