Është shtyrë pretenca për Gjergj Cukalin, Paris Prengen, Bledi Deden dhe Flor Abazin, bashkë me 2 bashkëpunëtorët e drejtësisë, Enver dhe Edmond Jamaku.
Shkak u bë mungesa e prokuroreve të SPAK Behar Dibra dhe Ened Nakuçi, të cilët ndodhen jashtë vendit për arsye pune.
Ata akuzohen për një sërë veprash penale nga ‘grup kriminal’, ‘vrasje e mbetur në tentativë’, ‘shkatërrim prone me eksploziv’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’ lidhur me dy episode, vendosjen e tritolit në automjetin e shtetasit Gjon Mena dhe vendosjen e tritolit ne automjetin e shtetasit Artion Bylyku, ky i fundit kunat i të shumkërkuarit Domart Konjari.
Për vrasjen e Gjon Menës me eksploziv të telekomanduar paraditen e 9 shkurtit në Kamëz ishin premtuar 40 mijë euro
Një prej kushërinjve Jakimi ka nxjerr emrin e Gjergj Cukalit si personi që do i jepte një vlerë prej 30 mijë euro për eleminimin fizik të Gjon Menës, me anë të atentatit.
Dy kushërinjtë janë të parët që u vunë në prangat e Policisë, si të përfshirë në vendosjen e lëndës eksplozive në makinën e Menës në Kamzë në 9 shkurt. Pas nxjerrjes se emrit të Cukalit, policia ka bërë përgjime dhe vëzhgime të ti
Gjithashtu, dyshohet se vetë Cukali nuk rezulton të ketë konflik të drejtëpërdrejt me Menën, duke çuar hetuesit në dyshimin se mund të ketë persona të tretë që e kanë kërkuar eliminimin e tij fizik.