Çmimet në muajin mars të këtij viti u rritën me 2.3% tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Krahasuar me një vit më parë kur ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit ishte 5.3%, shohim se këtë vit çmimet janë shtrenjtuar shumë herë më pak. Pra, inflacioni në këto dy muajt e fundit po qëndron nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë që është 3%.

Në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar pozitivisht të gjitha grupet përveç transportit. Kontributin më të lartë e dhanë grupet si “Ushqime dhe Pije joalkolike” me 0.70 PP, “Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji” me 0.45 PP si dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë’’ me 0.35 PP, raporton scan. Ndërkohë, grupet e tjera kanë kontribuar më pak në rritjen e këtij indeksi, ku ky kontribut varion nga 0.01 PP për grupin “Komunikim dhe në 0.07 PP për grupin “Shëndeti dhe shërbimi arsimor.

https://d1c31d07f29b7b827a2daab3e0fb8bd7.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Krahasuar me muajin Mars të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4.2%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3.8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.5%, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.3% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.4% dhe “Shërbimi arsimor” me 2.3%.

Nga ana tjetër, ushqimet kanë vijuar rritjen, ku grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” rezulton të jetë ngjitur me 2%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 4.7%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4. %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4.4%, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4% dhe “mish” me 3.7%. Po ashtu, edhe çmimet në kategorinë “Shëndeti” janë rritur  me 1.9%,  ndërsa grupi “Komunikimi” është rritur me 0.2%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0.3%.