Policia ka ndaluar dy persona në protestën e Rithemelimit që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës, pasi u janë gjendur lëndë piroteknike.
Më herët protestuesit qëlluan me vezë dhe mollë në drejtim të godinës, ndërsa kërkojnë që të largohet nga detyra Erion Veliaj.
Sakaq, kujtojmë se në protestën e fundit, opozita përdori bomba molotov si dhe pati edhe përplasje fizike me efektivët e policisë, dhunë kjo e cila u dënua fort nga përfaqësuesit ndërkombëtar në vendin tonë.