Kina dhe SHBA duhet “të jenë partnerë, jo rivalë”, kështu u shpreh presidenti i kinez Xi Jinping në takim mes Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Presidenti kinez bëri thirrje për respekt të ndërsjellë, bashkëjetesë paqësore dhe bashkëpunim të favorshëm si “tre parimet kryesore” për marrëdhëniet SHBA-Kinë.
“[Të dy vendet] duhet të bëjnë arritje për njëri-tjetrin, jo të dëmtojnë njëri-tjetrin,” tha ai, raporton BBC.
Më tej, presidenti Xi u shpreh se :”Kina është e lumtur që sheh Shtetet e Bashkuara të sigurta, të hapura dhe të begata. Shpresojmë që edhe pala amerikane të ketë një pikëpamje pozitive për zhvillimin e Kinës.”
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në Shangai në vizitën e tij të dytë në Kinë në më pak se një vit, pas dy vizitave të fundit nga Sekretarja e Thesarit Janet Yellen./ n.m.abcnews.al