Një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua për vdekje nga një burrë 36-vjeçar në një stacion metroje në veri-lindje të Londrës të martën në mëngjes.
Autori 36-vjeçar dyshohet se ka sulmuar një turmë me shpatë, duke plagosur pesë persona.
Mes tyre ishte edhe një djalë 14-vjeçar, i cili u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Gjithashtu, dy punonjës policie janë shtruar në spital me lëndime të rënda, të cilët iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale dhe jeta e tyre është jashtë rrezikut. Një oficere rrezikoi të humbiste krahun e saj nga plagët e marra gjatë sulmit, por mjekët pas disa orë operacion bënë të pamundur për ta shpëtuar dhe tashmë asaj do i nevojitet shumë kujdes dhe fizioterapi për shumë vite që të marrë sërish veten.
14-vjeçari që humbi jetën në spital ishte duke shkuar në kishë, në momentin që u sulmua nga 36-vjeçari.
Pamjet rrëqethëse të kamerave të sigurisë filmuan vrasësin me shpatë duke ecur nëpër rrugët e periferisë së Londrës përpara se të sulmonte kalimtarët e pafajshëm gjatë një sprove 22-minutëshe. Autori 36-vjeçar u arrestua pas sulmit, pasi ai u pa duke ecur në rrugë me shpatë, sipas njoftimeve të policisë.
Rrethanat rreth sulmit janë duke u hetuar, por nuk besohet të ketë lidhje me “ndonjë akt terrorist”, shkruan BBC. Kryeministri Rishi Sunak e përshkroi sulmin si “tronditës”, duke shtuar: Dhunë e tillë nuk ka vend në rrugët tona. Mbreti Charles mbrëmë përshëndeti guximin e policëve të thirrur në vendngjarje.