Komisariati i Policisë Elbasan
-arrestoi në flagrancë shtetasin M. T., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një çadër (tendë) të vendosur përpara një dyqani, në lagjen “28 nëntori”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një karrocë dore me të cilën dyshohet se ky shtetas do të transportonte çadrën;
-arrestoi në flagrancë shtetasin S. I., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi kishte dalë nga banesa, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. B., 49 vjeç, banues në Elbasan, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjerin, në ambientet e Policisë, ku ishin shoqëruar për sqarimin e rrethanave të një konflikti në të cilin ishte përfshirë 17-vjeçari, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje;
Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin M. P., 33 vjeç, banues në fshatin Pajovë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sektori i Policisë Rrugore Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Xh., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Haxhias”, me automjetin që drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. P., 30 vjeç, banues në Gjinar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.