Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin T. M., 63 vjeç, banues në Elbasan dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., 58 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre 2 shtetasve, shtetasi T. M. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh., i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:

-G. J., 54 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-L. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. Ç., 37 vjeç dhe M. Z., 31 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një shtetas 29 vjeç;

-R. B., 40 vjeç, banues në fshatin Mlizë, pasi u kostatua se po ndërtonte një mur rrethues, pa leje.

Komisariati Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Murras, pasi ka kanosur një 29-vjeçar.