Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin S. B., 48 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 16.05.2024 dhe më datë 18.05.2024, dyshohet se ka vjedhur produkte të ndryshme, në dy supermarkete në lagjet “Dyli Haxhire” dhe “Aqif Pasha”.
Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. T., 26 vjeç dhe K. T., 22 vjeç, të dy banues në Gramsh, pasi pasditen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. H., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gramsh-Kuçovë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, automjeti që ky shtetas drejtonte, ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerë në të, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-Th. Zh., 64 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në fshatin Fush Bull, Elbasan, betonierja që ky shtetas drejtonte, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar 64-vjeçari, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.