Policia ka zbuluar detajet nga operacioni i kryer në Tiranë, ku siç raportoi më herët Dorjana Bezat, u sekuestruar 10 armë zjarri që vinin nga Kosova drejt Shqipërisë, me autobus.

Policia bën me dije se gjatë operacionit, në vendparkimin e një terminali autobusëzh, në Lundër, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit Blerim Krasniqi 28 vjeç, Benjami Shala 20 vjeç, Edonis Thaçi 25 vjeç, Muhamed Krasniqi 20 vjeç.

Blerim Krasniqi  dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin Edonis Thaçi , një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, shtetasi Blerim Krasniqi, në bashkëpunim me Muhamed Krasniqi, kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=316&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fvideos%2F1150221179355749%2F&show_text=false&width=560&t=0

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.