Me qëllim promovimin e tyre por gjithashtu për ti përballur me emocionet e para të interpretimit në skenë përpara publikut në Elbasan është organizuar koncerti “Tregim tingujsh”. Në këtë concert i cili erdhi nën organizimin e mësueses së pianos Rea Zaimi interpretuan nxënës të shkollës artistike “Onufri” e gjithashtu edhe të rinj të cilët marrin mësime për instrumenta muzikor. Organizuesja e koncertit thotë se ky aktivitet u bë me qëllim promovimin e këtyre të rinjëve të talentuar.
Zaimi thotë se gjatë viteve të fundit është rritur interesi për tu regjistruar në shkollën artistike e gjithastu për të marrë mësime mbi instrumenta të caktuar.
Gjatë koncertit të vegjlit performuan në instrumenta si piano dhe kitarë.
Ata thonë se është më mirë të mësosh një vegël sesa të qëndrosh me orë përpara telefonit apo pc. Disa prej tyre tashmë e kanë vendosur që ky profesion të jetë zanati i tyre në jetë.
Gjatë koncertit i cili u ndoq nga një public i zgjedhur të vegjlit interpretuan pjesë nga më të bukurat e muzikës klasike, tingujt e të cilave dilnin në mënyrë harmonike e të bukur nga gishtërinjte e tyre të vegjel duke dhënë shpresë se Elbasani po bëhet gati për një plejadë të re artistësh të talentuar.