Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është thirrur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme.
Mziu, sot deputetet i PD, është thirrur në SPAK lidhur me një çështje që ka lidhje me tendera për pastrimin.
Bëhet fjalë për kohën kur ai drejtonte bashkinë e Kamzës, ndërsa është thirrur si person që ka pasur dijeni. Ai ka qëndruar rreth një orë në Prokurori dhe më pas është larguar.