Një 32 vjeçar nga Tirana është ndaluar me iniciativë nga Krimi Ekonomik, për shkak se akuzohet se ka shpërdoruar detyrën i ka marrë 108.000 euro një gruaje që do të blinte shtëpi. Klevis Berberi ka falsifikuar deklaratën noteriale për shtëpinë dhe paratë.
“32-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro shtetases F. M., 54 vjeçe, duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo.
Pasi është nënshkruar akti noterial për blerjen e pronës, shtetasja F. M., duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që shtetasi K. B., ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë”, njofton Policia e Tiranës.
Shtetasi Klevis Berberi, 32 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftim për mediat – Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizuan operacionin “Banker”.
Në kuadër të këtij operacioni u ndalua me iniciativë shtetasi K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
32-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro shtetases F. M., 54 vjeçe, duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo.
Pasi është nënshkruar akti notarial për blerjen e pronës, shtetasja F. M., duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që shtetasi K. B., ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.