Sulmohet me thikë efektivi i policisë në Durrës. Një qytetar që ishte shfaqur në Currila me një thikë në dorë është rrethuar nga policia.

Teksa një efektiv i policisë i është afruar për ta neutralizuar, është goditur me thikë. Efektivi ka marrë lëndime dhe ndodhet në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.

Policia ka shoqëruar agresorin.