Gjatë paradites së sotme është bërë prezantimi i prefektit të ri të Elbasanit i cili si rradhë herë u zhvillua pa pranine e mediave. Disa foto të bëra publike tregojnë momentin kur nga zv.ministrja e brendshme Romina Kuko bëhet prezantimi i prefektit të sapozgjedhur Ali Musliu. Si një emër i panjohur më parë në politikën locale prezantimi i prefektit duket se nuk ka ngjallur interes tek të pranishmit të cilët jo vetëm që nuk kanë shfaqur entuziazmin e duhur por në aparencë duket se janë aty vetëm fizikisht pasi imazhet tregojnë se pjesa më e madhe e tyre e kënë mendjen tjetër kund. Disa nga të pranishmit duken të habitur disa kokëulur, disa të merzitur e disa të përgjumur…