Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.
Pasuritë e sekuestruara përfshijnë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe, apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristian Boçit.
Prokuroria e Tiranës informon se nga hetimet ka rezultuar se një shtetas tjetër i cili ka kryer dënimin për trafik droge në Belgjikë në kuadër të grupeve kriminale, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare me qëllimin për të maskuar kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij.
Raportohet se shtetasi, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin Kristian Boçit dhe shtetasit me iniciale V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.
“Nga hetimet është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anulimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna”, sipas Prokurorisë së Tiranës.
Gjithashtu rezulton se janë krijuar shoqëri fiktive, të cilat pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar. Janë dhënë hua në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, si edhe janë krijuar shoqëri me kuota të përbashkëta midis Kristian Boçit dhe një shtetasi tjetër duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme.
Drilona Boçi, bashkëshortja e Kristian Boçit zotëron një nga atelietë më të njohura të veshjeve në Tiranë. Ajo ka marrë pjesë edhe në konkurse bukurie si dhe është e diplomuar për drejtësi. Nga martesa e tyre kanë dy fëmijë.
Nga ana tjetër, Kristian njihet si boksier dhe influencer në rrjetet sociale. Të dy reklamojnë jetën luksoze në rrjete sociale.
Pasuritë e sekuestruara të Kristian Boçit:
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 lekë;
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 euro;
– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 euro); dhe
– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 euro.
FOTO GALERI
1/13
Top Channel