Një i ri është gjetur i plagosur pranë rrethrrotullimit të Shëngjinit në Lezhë.
Gazetari Gjergj Figuri raporton se 30 vjeçari me fraktura në kokë është marrë nga autoambulanca dhe pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti ndërsa policia ka nisur verifikimet. Dyshimet janë se i riu nga Shkodra mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar dhe është lënë pa ndjenja pranë rrethrrotullimit./abcnews.al