Altin Dumani është pyetur sot nga gazetarët lidhur me hetimet për dosjen Partizani, dosje për të cilën Sali Berisha dhe dhëndri janë nën masë arresti.
Lidhur me ecurinë e hetimeve, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se kreu i SPAK ka deklaruar se dosja do t’i dorëzohet gjykatës kur hetimet të jenë mbyllur plotësisht.
Sipas Duman janë grumbulluar të gjitha provat.
Pyetjes nëse ndaj Berishës ka hetim pasuror, Dumani i është përgjigjur: Janë bërë hetime pasurore.
Top Channel