Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e tre gjyqtarëve Sokol Binaj, Ilir Panda e Sandër Simoni.
Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi kanë kërkuar heqjen e masës arrest shtëpie në Gjykatë të Lartë dhe tashmë seanca e radhës do të zhvillohet me 16 Korrik.
Ish kryeministri ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK.
Berisha po hetohet për korrupsion pasi ka dyshime se ka favorizuar duke nxjerrë akte nën ligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, që përfaqësonte familjet e disa ish-pronarëve që përfituan më pas pronën në ish-kompleksin Partizani por në kundërshti me ligjin./abcnews.al