Prodhimi i bostanorëve në fushat e Lezhës është rritur këtë vit. Mbi 350 hektarë rezultojnë të mbjella me këtë kulturë në Zadrimë dhe Torovicë.

Marjan Lelcaj ka rreth 2 hektarë e thotë se prodhimi është cilësor pasi nuk kanë përdorur pesticide.

Edhe këtë vit fermerët kanë shqetësim mungesën e tregut.

Fushat e Lezhës janë të njohura për bostanorët dhe përbërja e tyre e bën të panevojshëm përdorimin e pesticideve, por eksperti i Bujqësisë, Preng Marku thotë se duhen gjetur zgjidhje për të ngritur pika grumbullimi dhe për këtë duhet të angazhohet Ministria e Bujqësisë dhe bashkia e Lezhës.

Probleme për gjetjen e tregut për shalqirin kanë pasur edhe fermerë në zona të tjera të vendit.

/abcnews.al/