Petro Gjikuria do të jetë kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme të Himarës, që do të mbahen me 4 Gusht. Gjikuria do të garojë përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Vangjel Tavo.
Kujtojmë që presidenti Bajram Begaj caktoi 4 Gushtin si datën e zgjedhjeve të reja në Himarë të premten, pasi KQZ i hoqi mandatin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg.