Kristjan Cenaj, autor i vrasjes së një 16-vjeçari në vitin 2015 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lezhës.
32-vjeçari u gjet fajtor për vrasjen dhe groposjen e 16-vjecarit Mariglen Gjonaj në Mamurras. Vendimi u dha sot nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtar Aldi Kareco, e ndërsa kjo masë dënim ishte kërkuar nga prokurori i ceshtjes Françesk Ganaj.
Vrasja e bujshme e Martin Gjonaj, ndodhur 9 vite më parë u zbulua në 2022-shin.
Pavarësisht insistimit të familjarëve dhe institucioneve për të kuptuar se çfarë ndodhi me të miturin e zhdukur më 19 maj të vitit 2015 dhe sorollatjeve të hetimeve në Lezhë dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, hetimet u pezulluan për një kohë të gjatë pasi nuk ishte bërë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Dritë jeshile hetimit i dhanë gjetja e disa eshtrave më 3 prill të vitit 2022 në fshatin Adriatik në afërsi të Hidrovorit, në Fushë Kuqe të Kurbinit.
Pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin 16-vjeçarit të humbur 9 vjet më parë.
Dyshohet se më 18 maj të vitit 2015 Kristjan Cenaj ka dhunuar për vdekje 16 vjeçarin për t’i vjedhur atij orën e markës së shtrenjtë ‘Rolex’ dhe një varëse floriri që mbante me vete ditën kur ndodhi ngjarja.
Top Channel