Pesë persona janë arrestuar këtë të premte në Tropojë . Ata akuzohen se kanë përkrahur autorin e vrasjes së një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve me thikë të enjten, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.

Ndërkohë policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të krimit.

Në lidhje me të lënduarit, uniformat blu bëjnë me dije se dy të lënduarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit 32 vjeç, 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit, shtetasin , 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit:

39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjëgjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.

2 të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, vijojnë kërkimet intensive për kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al