Në median online JOQ është bërë publik shkarkimi I një infermiereje e cila I kishte bërë video një qytetari me kërkese së tij gjatë kohës që ky I fundit shtynte karroncë nëpër shkallë në mungësë të shërbimit të ashensorit në pavionin ku pacientët kryejnë kimioterapi. Pas interesimit rezulton se infermieria është Blerta Llace ,kryetare e forumit të gruas së PSD Elbasan. Kujtojmë se znj. Llace ka protestuar para një muaji për rritjen e tarifës së ujit së bashku me antarët e këshillit bashkiak dhe qytetarëte Elbasanit. Publikimi I një videoje ku në atë momënt ashensori në pavionin e kimioterapisë ka qenë jo funksional tregon qartë se transparenca nuk është objektiv I institucionit të spitalit rajonal Elbasan. Militanca dhe propaganda e çoi këtë të fundit duke reaguar zyrtarisht se ashensori punon. Duket qartë që mbështetja për hallet e qytetarëve qoftë edhe duke I publikuar një video për mungësë shërbimi ka çuar në hakmarrje politike drejtuesit e spitalit rajonal Elbasan kunddrejtë një infermiereje e cila kishte 34 vite punë në shërbim të qytetarëve.
Home AKTUALITET KRONIKE Protestoi për tarifat e ujit dhe ndihmoi qytetarin, shkarkohet kryetarja e forumit...