Drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare vjen me një synim të madh në këtë merkato për të sjellë në Romë një mesfushor të kalibrit të lartë.
Sipas medias italiane, La Repubblica, Tare kërkon mesfushorin organizator të Manchester United, Juan Matën.
33-vjeçarit i është ofruar nga Lazio një kontratë 2-vjeçare me pagë 4 milion euro në sezon, por duket se Mata kërkon 5 milion euro.
Në rast transferimi, Juan Mata do të ishte një vlerë e madhe për Lazion falë eksperiencave të mëparshme që ka kaluar ai me Valencian, Chelsean, Manchester United apo Spanjën.
Ballkanweb