Ka nisur një operacion i gjerë nga SPAK, pas lëshimit të urdhër arresteve.

Është vendosur masë arresti shtëpiak edhe për ish gjyqtaren Pajtime Fetahu

Sipas informacioneve, operacioni i cili vijon ende nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme është vazhdim i “Plumbit të Artë”.

Operacioni “Plumbi i Artë”, i zhvilluar në maj të vitit 2022 goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë.

Operacioni u zhvillua menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.