HIMARË- Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, ka hedhur votën e tij në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Himarës. Ai theksoi se sot është dita e qytetarëve të Himarës, ndërsa apeloi që të dalin të votojnë alternativën më të mirë.
“Sot e kane fjalën qytetarët iu bej thirrje himariotëve të dalin në votime. Të votojnë alternativën më të mirë, uroj procesi te vijojë i qetë ashtu siç u zhvillua edhe fushata”, tha ai, në një prononcim për mediat.
Kandidati socialist ka votuar në Palasë, ndërsa rivali i tij do Petro Gjikuria, do të votojë në Dhërmi/ abcnews.al