Është mbyllur orari zyrtar i votimit në Himarë, për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj bashkie, në një garë mes Vangjel Tavos nga PS dhe Petro Gjikurisë nga opozita.

https://72f918852418d72cf8d49b26d6dc0a40.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Tashmë, sipas ligjit, do të votojnë vetëm personat që kanë qenë në radhë dhe nuk kanë mundur të votojnë deri në orën 19:00. Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara, pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 36.9%.

Dy kandidatët votuan rreth orës 10:00. Ndërkohë më parë në KQZ është raportuar që votimi në dy QV në Kuç ka nisur me një orë vonesë në mëngjes.

6 mijë zgjedhës në Himarë nuk do mund të ushtrojnë të drejtën për të votuar për shkak se karta e tyre e identifikimit ka skaduar. Shifrën e konfirmoi edhe komisioneri shtetëror  i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Megjithëse e njëjta problematikë është konstatuar edhe në zgjedhjet e shkuara, nuk është marrë asnjë masë.

Sipas sekretarit të KZAZ 88 në Himarë, deri tani janë 200 votues që nuk kanë arritur të votojnë për shkak të kartave të ID të skaduara.

Top Channel