Kompjuterat Apple janë të përhapur në të gjithë botën, mirëpo vendi më i çuditshëm ku ai është përdorur dhe përdoret akoma mund të jetë muzeu Lenin në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.
Ky muze është hapur për herë të parë në 1987 dhe i është dedikuar liderit Vladimir Lenin. Për të prezantuar pamjet filmike në atë kohë, ky muze kishte nevojë për një sistem të quajtur ES4000, mirëpo problemi qëndronte në faktin se kompjuteri që kontrollonte sistemin ishte një Apple II.
Ligji i atëhershëm sovjetik pengonte muzeun të bashkëpunonte më kompani të huaja, pra importimi i këtij sistemi ishte i pamundur. Versioni i klonuar i Apple II, Agat-7 kërkonte një kartë të veçantë për të funksionuar në software-in vendas, kështu që opsioni i vetëm ishte importimi fshehtas i kësaj pajisje. Teknikët nga një kompani britanike udhëtuan drejt Rusisë dhe instaluan këtë sistem, mirëpo të gjitha meritat i mori kompania vendase Cascade.
Çuditërisht, “zemra” e ktëij sistemi, Apple II, funksionon akoma në ditët e sotme. Shpesh herë kur ka ndonjë problem, teknikët që janë pensionistë tashmë thirren për ta rregulluar atë. Drejtuesi i muzeut insiston që kompjuterat të mos zëvëndësohen, në mënyrë që teknologjinë origjinale që është përdorur qysh në fillimet e këtij muzeu të ruhet.