Home AKTUALITET “Rrjeti social” i Donald Trump është thjesht një blog

“Rrjeti social” i Donald Trump është thjesht një blog

17

Para disa muajsh ish-presidenti i SHBA Donald Trump premtoi se do të krijonte “rrjetin e tij social“ , dhe tani gjithçka që ai bëri është shtimi i një seksioni të ri në website-n e tij, një blog standard.

Ai ka një pamje mjaft të ngjashme me Twitter ku njerëzit mund të regjistrohen dhe të njoftohen nëpërmjet email-it sa herë që Trump poston. Përdoruesit gjithashtu kanë mundësinë t’i shpërndajnë këto postime në rrjete të tjera sociale si Facebook ose Twitter.

Një zëdhënës i Twitter tha se “Shpërndarja e përmbajtjeve nga website është e lejuar për sa kohë nuk thyen rregullat e platformës.”  Nga ana tjetër Facebook pritet të marrë një vendim përfundimtar mbi adresën në rrjetin social të ish-presidentit, ku më parë ai u dënua përkohësisht.

Dhe pse platforma u prezantua ditën e martë, në të gjenden postime që nga data 24 mars. Në postimin e fundit Trump e quan platformën e tij të re “një vend për të folur lirisht dhe në mënyrë të sigurt, direkt nga tavolina e Donald J. Trump.” Sipas Fox News Trump pas disa kohësh do të jetë në gjendje të komunikojë drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij, dhe pse nuk është akoma e qartë se si kjo do të ndodhë.