Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Dhërmiut pasditen e djeshme, ku një kamion ka përplasur tre makina.
Shoferi i kamionit është hedhur nga mjeti, si pasojë e mosfunksionimit të frenave. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga aksidenti janë shkaktuar gjithashtu dëme të shumta materiale.