Nga Erion Murataj

Nuk e di pse por diçka duket se ka shkarë në Elbasan. E teksa dhe pse në pikun e pushimeve këto të fundit po na i bën thuajse të pamundura një zyrë në Elbasan. Politikisht por dhe praktikisht jemi në vidhisjen më të madhe të administrimit dhe abuzimit me qytetin që nga koha e Engjëll Daklit.
E nëse në kohën e Daklit abuzimi më i madh ishte leja e kjoskave ku dhe këto të fundit taksoheshin sipas tarifave të kohës, sot Elbasani po përballet me çudira të padëgjuara.
Që nga absurdi i drejtimit të majtë që për të rritur çmimin e ujit falsifikon akte pafund deri tek impotenca e atyre që e mbajnë veten “pa borxhe” për të mbajtur në frena vesin e vjedhjen prej 8.142.614 lekë për hallin e vet.
Mirë që të VJEDHIN parimin e stilin duke u hequr si “pa borxhe” po të vjedhnin e taksat .
VJEDHIN e jo vetëm ato të miat po VJEDHIN të zjarrfikësve ,të cilët i çojnë të luftojnë zjarret si ” Coli”.
VJEDHIN të punonjësve të ASHPU ku veturat i çojnë ti bëjnë servis tek ai që ka fituar tenderin e mjetet e rënda i thonë rregullojini vetë se ai që ka fituar tenderin ska puntorë 🤣.
VJEDHIN tutorët duke i çuar në ministri kërkesa për koncesion mbi UKE për 30 vjet.
VJEDHIN dhe hotelet duke kthyer zyrat në Motele dhe më kryesorja VJEDHIN dhe vetveten mes vetes .
“Ujë” falas nëpër zyra, ujë 50% më shtrenjtë për Elbasanin.
Zjarr nëpër zyra , tërmet nëpër kanatiere , tabela private në mes të rrugës që mos u prishet terezia ustallarëve, zjarrfikës heronj që i trajtojnë si debatiku “Coli” e i çojnë si rreckaman në zjarre ku më shumë ka kamera se hedhësa uji.
Puntorë kantieri me D&G dhe ML dhe një Prefekt që si hiqet shpirti nga grupi i Whts up të këshillit bashkiak.
Elbasani i majtë miq ku socialistët janë zëvendësuar me hepatitsa e pavarësisë së pushteteve s’ja var njeri.
Shumë po luajnë!
Dikush duhet ti thotë se me ujin, zjarrin e ligjin nuk luhet o njësha.
P.S: (Mbani dorën me ato kontratat e premtim- shitjes, lini ndonjë gjë e për PS boll bletë PD.
Fundjavë e pushime të mbara .
Shtatorin do jetë i pazakontë .
“Të hynë hallet shpejt o i zi ” i thanë Gjinos. 😉