Një 52-vjeçar, i cili hyri për t’u larë në lumin Buna ka mbetur i lënduar fizikisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 në fshatin Dajç, Shkodër. Mësohet se 52-vjeçari po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjekësori më të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.