Dy persona janë arrestuar nga policia pasi morën peng një 22 vjeçar në Tiranë. Sipas policisë, 18 vjeçari Ardit Cara dhe 35 vjeçari Arjan Dukaj kanë marrë me forcë të riun dhe e mbajtën në një automjet.
Shkak për këtë është bërë një konflikt i çastit për një përplasje automjetesh. Më pas, dy personat e kanë marrë me forcë në automjet duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al