Kompania Kurum International ka hedhur poshtë deklarimet e Ministrisë së Mjedisit se mbetjet toksike që janë në anijen që pio kthehet në Shqipëri janë të saj.
Me anë të një deklarata, Kurum deklaron se këto mbetje nuk janë të tyre dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme
‘Ne çdo rast, aplikohet për leje eksporti ne Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit sipas legjislacionit ne fuqi dhe Konventën e Bazelit, proces lehtësisht i verifikueshëm ne Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit’, thote Kurum ne reagimin e tyre..
Deklarata e Kurum International:
Kurum International, ne lidhje me lajmet e publikuara në mediat shqiptare mbi sasinë e mbetjeve të rrezikshme të eksportuara me destinacion Tajlandën, dhe aludimet mbi deklaratat e palëve të treta për shoqërinë tonë si eksportues të këtyre sasive të mbetjeve deklaron si më poshtë:
Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme, ndaj edhe në këtë rast kjo ngarkesë për të cilën bëhet fjalë, nuk është eksportuar nga Kurum International. Ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm pranë institucioneve përkatëse, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe porteve shqiptare.
Kurum International, bazuar në lejen mjedisore që zotëron, respekton te gjitha rregullat dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombetare, përfshirë dhe Konventën e Bazelit, për trajtimin e mbetjeve industriale të rrezikshme dhe të parrezikshme që gjenerohen gjatë procesit të prodhimit, objekt i punës së kompanisë.
Shoqëria, raporton dhe plotëson te gjitha kërkesat ligjore, për raportim periodik, 3-mujor, 6-mujor dhe vjetor, për menaxhimin e mbetjeve industriale qe gjenerohen nga procesi teknologjik, dhe sipas rastit ka lidhur kontrata e marrëveshje me shoqëri shqiptare apo te huaja, te licencuara sipas ligjeve ne fuqi, për menaxhimin e këtyre mbetjeve.
Te gjitha raportet janë dorëzuar brenda afateve ligjore ne Agjencinë Kombëtare te Mjedisit dhe Agjencinë Rajonale te Mjedisit.
Nga ana e organeve përkatëse, jemi kontrolluar dhe vijojmë te kontrollohemi e monitorohemi vazhdimisht dhe periodikisht sipas kërkesave ligjore.
Ne çdo rast, aplikohet për leje eksporti ne Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit sipas legjislacionit ne fuqi dhe Konventën e Bazelit, proces lehtësisht i verifikueshëm ne Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
© SYRI.net