Në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, është përfshirë nga zjarri një biznes, i cili merret me përpunimin e lëndës drusore. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ndarë pamje nga zjarri masiv.
Më një shënim në rrjetin social në “Instagram”, deputeti socialist kërkon kujdes nga banorët dhe udhëtarët, të cilët frekuentojnë këtë rrugë.
Ai kërkon prej tyre që të ndalojnë larg zonës së rrezikut, deri sa zjarrfikësit të kenë shuar zjarrin.