Një tufë ujqish të egër janë bërë përgjegjës për vdekjen e disa njerëzve dhe plagosjet e dhjetra të tjerëve javët e fundit në shtetin indian të Uttar Pradesh, dhe zyrtarët kanë dalë tashmë në kërkim të sulmuesve.

Tufa vrasëse ka terrorizuar disa fshatra javët e fundit dhe është lokalizuar e monitoruar nga zyrtarët e pyjeve në shtetin verior Uttar Pradesh.

Zyrtarët shtonin se katër ujq te tufës ishin kapur gjatë operacionit 72-orësh të kryer nga grupe të shumta gjuetarët, ndërsa dy prej tyre janë në kërkim, por në mbikqyrje të vazhdueshme.

Teknologji të avancuara me dron dhe pushkë me qetësues janë përdorur nga zyrtarët pyjorë e policia për kapjen e kafshëve. Mediat thonin se më pas ata do të dërgoheshin në kopshte zoologjike.

Fshatarë të intervistuar nga rrjeti vendas ‘India Today’, thanë se ujqërit kanë hyrë në shtëpitë e njerëzve dhe kanë sulmuar fëmijët.

Mediat publikonin gjithashtu pamje të ujqërve të kapur, që mbaheshin në kafazët e departamentit të pyjeve.


Aktivisti vendas Yadvendradev Vikramsinh Jhala tha për ‘India Today’ se një arsye për agresivitetin e ujqërve mund të jetë kryqëzimi i tyre me qen.

“Ujq të tillë humbasin frikën nga njerëzit, dhe kjo mund të jetë e rrezikshme kur ata hasin në njerëz,” tha Jhal, duke shtuar se mungesa e tualeteve dhe kryerja e nevojave personale në fushë, është një tjetër arsye që mund të nxisë sulmet.

Mediat publikonin gjithashtu pamje të ujqërve të kapur, që mbaheshin në kafazët e departamentit të pyjeve.

Top Channel