Pesë persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Durrës pasi dyshohet se kërcënuan me SMS, për shkak të detyrës, presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Një prej të arrestuarve është Nazmi Selmani, president i klubit të futbollit, “Iliria”, raporton A2.

Ndërkohë në pranga janë vënë edhe Redian Loci, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani, të gjithë banues në Krujë. Ndërsa, të proceduar penalisht janë A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç.

Siç bëhet e ditur, pesë personat u vunë në pranga pasi një ditë më parë kanë kërcënuar me anë të një mesazhi, kreun e FSHF-së, Duka, dhe më pas rreth orës, 22:30 i kanë shkuar te banesa dhe kanë tentuar ta kërcënojnë.