Mario Balotelli është duke u stërvitur aktualisht me një skuadër nga liga e katërt e Italisë, pasi u la si lojtar i lirë nga Brescia në verën që shkoi.
Lojtari 30-vjeçar që ka luajtur për skuadra si, Manchester Ciy, Inter, Milan dhe Liverpool, është aktualisht pa skuadër, derisa po stërvitet me Franciacortan.
Ky klub aktualisht luan në Serie D, gjersa ia ka ofruar hapur ndihmë Super Marios që të qëndrojë në formë.
Që kur u largua nga Manchester City, Balotelli kishte arritur të rikthehej në formë vetëm te Nice në Francë, që në tjerat skuadra kishte dështuar.
Nga forma e tij e mirë te skuadra nga Ligue 1, kishte fituar ftesën nga kombëtarja e Italisë, mirëpo që problemet për të si brenda ashtu edhe jashtë fushe vazhduan.
Brescia nuk i toleroi veprimet e tij dhe vendosi që t’i sihkëpuste kontratën në këtë verë, duke e lënë atë si lojtar të lirë.