Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar disa nga drejtuesit e qarqeve në vend në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.

Kështu, zv.kryeministrja Belinda Balluku do të drejtojë Fierin, ndërkohë që më parë ka qenë në Dibër. 

Tirana tashmë është e rikonfiguruar dhe do të ketë 3 drejtues qarku përveç Veliajt, do të jenë edhe Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu. 

Ndryshime kanë pësuar edhe Elbasani, Berati e Shkodra.

Drejtuesit politikë

Tiranë

Erjon Veliaj (konfirmohet)

Elisa Spiropali (ishte në Shkodër)

Ogerta Manastirliu (shtohet)

Durrës

Ishte Ardian çela

Vjen Emirjana Sako

Shkodër

Ishte Elisa Spiropali

Vjen Benet Beci

Lezhë

Ulsi Manja (konfirmohet)

Kukës

Pandeli Majko (konfirmohet)

Elbasan

Ishte Damian Gjiknuri

Vjen Arbian Mazniku

Dibër

Ishte Belinda Balluku

Vjen Blendi Gonxhe

Fier

Ishte Taulant Balla

Vjen Belinda Balluku

Korçë

Niko Peleshi (konfirmohet)

Gjirokastër

Mirela Kumbaro (konfirmohet)

Berat

Ishte Bledi Çuçi

Vjen Ervin Demo

Vlorë

Ishte Blendi Klosi

Vjen Bledi Çuçi

Drejtuesi politik i diasporës

Taulant Balla

Top Channel