Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga shkolla e rindërtuar “Pjetër Budi” në Burrel.
Rama bën të ditur se kjo shkollë pret tashmë me kushte moderne, 300 nxënës dhe staf pedagogjik, në nisje të vitit të ri shkollor, ku janë ndërtuar apo rikonstrukturar shumë shkolla të tjera.
“Gjimnazi i rilindur “Pjeter Budi” në Burrel, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Burrel, që ka pritur 300 nxënës dhe mësues në këtë vit të ri shkollor me kushte moderne”, ka shkruar Rama.