Ish Presidenti Bujar Nishani i cili ka qenë i ftuar në emisionin ‘Opinion’ është shprehur në lidhje me tërheqjen e Sali Berishës nga Partia Demokratike. Sipas tij nëse Berisha do të largohej nga PD, partia do të binte akoma më shumë.
“A e pranon faktin që Berisha si lider del më lartë se Basha? I bie që nëse detyrojmë Berishën të iki, atëherë PD të bjerë më shumë nga sa ka sot” tha ai në Opinion.
Grupimi “Për PD-në” doli ditën e djeshme në një konferencë për shtyp ku kërkuan dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës si kreu i Partisë Demokratike. Sipas tyre dorëheqja e Bashës, do të ishte nisja e ri-ngritjes së Partisë Demokratike.
Kujtojmë se grupi në fjalë përbëhet nga figura të larta në PD si Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha.