Pezullohen punimet në aeroportin e Vlorës.
Shkak duket se është bërë bllokimi i kantierit nga punonjësit, të cilët po protestojnë në lidhje me pagat.
“Ta dinë të qartë se si është situata. Le ta dinë që punonjësit nuk vijnë në punë”, dëgjohet të thotë njëri prej tyrE.
Protesta është zhvilluar herët në mëngjes, ndërsa punonjësit janë takuar me përgjegjësit e firmës.
Mësohet se është premtuar që pagat do të kalojnë deri ditën e premte, dhe nëse kjo nuk ndodh, punonjësi kanë paralajmëruar për tjetër protestë dhe pezullim të punimeve.