Një peshk gjigant është kapur në lumin Detroit në SHBA dhe sipas peshkatarëve është më shumë se 100 vjeç. Shkencëtarët u traditën kur vendosën peshkun në peshore, e shigjeta e saj tregonte plot 109 kilogramë.
Ekspertët mendojnë se peshku është një nga amfibët më të mëdha të liqenit të regjistruar ndonjëherë në SHBA, bazuar ky pretendim në peshën dhe madhësinë e krijesës.
Ky lloj peshku ka një jetëgjatësi prej 50-60 vjetësh te meshkujt, por një i gjinisë femër mund të jetojë edhe 150 vjet, sipas Shërbimit të Peshkut dhe Kafshëve të Egra të SHBA.
Njoftohet se peshku u lëshua sërish në ujë.